Dy muaj protestë, banorët e “Astirit” 6-të kërkesa për qeverinë

54-tër ditë protestë dhe banorët e zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjedhimit të “Unazës së Re”, kanë përpiluar gjashtë kërkesa të cilat i janë drejtuar qeverisë. Kërkesa e parë lidhej me anulimin e projektit të Unazës së Madhe, si dhe rifillimin e procesit të legalizimit për të gjitha banesat. Banorët e “Astirit” njoftuan gjithashtu se ditën e nesërme do t’i bashkohen protestës së Diasporës para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

6 kërkesat e banorëve të “Astirit”

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;
-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;
-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;
-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;
-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;
-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?