Dy nënkryetarët dolën pozitivë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Kam bërë dy tamponë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bën me dije se nuk është infektuar me koronavirus, pasi dy tampone që ka bërë, i kanë dalë negativë.

Një ditë më parë dolën pozitivë dy nënkryetarët e kësaj bashkie, por fatmirësisht kryebashkiaku Ndreu thekson se ai nuk ka asnjë shenjë deri më tani.

“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone !”, thekson Ndreu.

SHKARKO APP