Dy ngjarjet fatale te Spitali Covid 2, mjekët shpjegojnë arsyen pse ndodhin vetëvrasjet

Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur si Senatoriumi për masën e gjerë të popullësisë dhe tashmë së fundmi si spitali Covid 2, u trondit në harkun kohor të pak ditëve nga dy ngjarje tragjike.

Fillimisht në gusht i dha fund jetës duke u hedhur nga godina e spitalit një 29-vjeçar me koronavirus dhe mbrëmjen e sotme një 65-vjeçar, që merrte trajtim prej dy ditësh për Covid 19 u hodh nga kati i katërt duke gjetur vdekjen.

Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme, 2 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?