Dy orë analizë, De Biasi lojtarëve: Përqendrim maksimal në Armeni

 

Gianni De Biasi u ka mbajtur një fjalim lojtarëve para udhëtimit në Armeni, ku edhe do të vendoset fati i Kombëtares shqiptare për kualifikim në "Euro 2016".

“Serbia është tashmë një kapitull i mbyllur për ne. Ua thashë edhe pas ndeshjes që u rrëmbyem nga euforia dhe nuk u treguam inteligjentë në fushë. Kurrsesi nuk duhet të ndodhte, por tashmë gjithçka ka mbaruar dhe duhet të harrojmë atë që iku”, u ka thënë italiani lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na pret një finale në Armeni dhe duhet ta përgatisim të qetë këtë takim. Do të shikojmë së bashku kundërshtarin, duke u fokusuar 100% te loja e tyre. Të gjithë jeni të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij takimi, unë besoj shumë te ju. Një fitore na çon në Francë, nuk ka vend për dekurajim”, mësohet t’u ketë thënë gjithashtu trajneri lojtarëve kuqezinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?