Dy pacientët që humbën jetën tek Infektivi, MSH: Ishin të papritura, njëri ishte përmirësuar

Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe dy shtetas që kanë qenë të shtruar tek spitali Infektivit. ”Kanë qenë të papritura”, tha sot Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik

Një 75-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.

Një 54-vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

SHKARKO APP