Dy persona bien në pus në Mallakastër, shpëtohet njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lofkënd të Mallakastrës. Policia njoftoi se dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin u bllokuan brenda tij.

Bëhet fjalë për B. Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe B.  Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Ballshit, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar banorët.

Policia konfirmon se zjarrfikësi 44-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor Fillimisht 2 banorët u nxorën gjallë nga pusi, por 38-vjeçari Veliaj nuk arriti të mbijetonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?