Dy persona të zhdukur prej 5 ditësh në Tepelenë dhe Përmet

Dy persona janë deklaruar të zhdukur në Tepelenë dhe Përmet. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja me të cilën ka humbur kontaktet prej 5 ditësh. Rama është një emër i njohur për policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H. kanë lidhje me transportin e lëndëve narkotike pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike.

Telefonat në përdorim të tij janë vënë nën gjurmimin policor. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Dyshohet se personat janë fshehur në këtë zonë të thellë malore. Ditët e fundit policia greke ka pasur disa arrestime të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin e gjelbër në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?