Dy provat që vendosin fatin e Llallës, seanca në 6 qershor
Vetting-u për Adriatik Llallën, KPA cakton seancën e radhës më 6 qershor. ”Më 6 qershor seancë dëgjimore për konkluzionet përfundimtare lidhur me Llallën”.
Ditën e sotme, në orën 10:00 nisi seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Komisioneri Publik ka shpjeguar para gjyqtarëve arsyet përse Vetting-u për Llallën nuk mund të ndërpritet. KPK, do të marrë si provë urdhër largimin nga Prokuroria e Përgjithshme të Llallës në dhjetor të 2017. Provë tjetër që do të merret është dhe dorëheqja e Llallës si prokuror në vitin 2008.
Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.
KOHA JONË SONDAZH

