Dy punësimi i bluzave të bardha, pritet udhëzimi i Ministrisë. Mjekët do të përcaktojnë raportet shtet-privat

823 klinika dhe spitale private ku janë të dy punësuar shumica e bluzave të bardha, është situata në vend. Ndryshimet ligjore për Urdhrin e Mjekut u miratuan me akt normativ nga qeveria dhe brenda pak ditësh Ministria e Shëndetësisë pritet të nxjerrë aktet nënligjore me afatet kohore që do të kenë bluzat e bardha për të përcaktuar raportet mes punës në privat dhe asaj në shtet.

Në ligjin për Urdhrin e Mjekut, thuhet qartë se Ministria e Shëndetësisë ka 30 ditë kohë për të nxjerrë udhëzimin në lidhje me dy punësimet në sektorin shëndetësor. Burime pranë ministrisë bëjnë me dije se megjithatë mjekët nuk do të detyrohet të zgjedhin, por secili prej atyre që punon në shtet duhet këtë jo më shumë se 30% orë pune në privat.

Sa u përket shefave të pavioneve, këta të fundit duhet të zgjedhin mes drejtimit të privatit dhe shtetërorit, por jo dy punësimit. E thënë ndryshe, një shef pavioni mund të punojë si mjek i thjeshtë edhe në një klinikë private. Por në asnjë rast nuk lejohet që të njëjtin pacient ta referojnë nga spitali shtetëror në atë privat.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët punojnë njëkohësisht në sektorin publik dhe jo publik ka krijuar një konflikt interesi dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit shëndetësor publik. Për këtë arsye u propozuan ndërhyrje ligjore për të siguruar transparencë e llogaridhënie.

SHKARKO APP