Dy punëtor bien nga lartësia e një banese në Tiranë
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi kanë rënë nga lartësia e një banese private teksa ishin duke punuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Policia njofton se të plagosuri janë Y.C 47 vjeç dhe S.M 59 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.