Dy punonjës me COVID-19 në burgun e Rrogozhinës, zëvendësohet stafi
Pas konfirmimit me COVID 19 të juristit të burgut, situata në burgun e Rrogozhinës është rënduar. Mësohet se janë konfirmuar me koronavirus edhe dy punonjës të tjerë.
Sipas “News24”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim të brendshëm nëse ndonjëri prej të infektuarve ka pasur kontakte me të dënuarit, po ashtu është vendosur të komandohen persona të tjerë në burg dhe stafi i ngushtë me ta të futet në karantinë.
Aktualisht në vendin tonë janë 377 persona të infetkuar me COVID-19. Ndërkohë, 21 person kanë ndërruar jetë. Gjatë 24 orëve, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.