Dy pushues të mbytur në plazh, pësuan atak kardiak kur u futën në det
Një person rreth moshës 60-vjeç ka humbur jetën këtë të hënë teksa po lahej në plazhin e Velipojës. Trupi është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.
Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të Drande Markut, pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.
Më herët, një 66-vjeçar humbi jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë, në Durrës.