Dy raste me koronavirus në Finiq, u infektuan në Greqi

Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Sarandë. Bëhet  fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë, Bashkia Finiq.

Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se edhe janë infektuar.

Ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve ndërkohë që të dy pacientët janë të karantinuar.

SHKARKO APP