Dy reagime të ndryshme për heshtjen e disa ambasadorëve për rastin e Teatrit
Për shembjen e Teatrit dhe dhunën e përdorur ndaj artistëve ka patur reagime të shumta nga vendi dhe nga bota. Por si rregull jemi mësuar të shikojmë se si reagojnë apo çfarë thonë mes rrjeshtave ambasadorët kryesorë të huaj.
Por Andi Bushati dhe Enton Abilekaj kanë reagime të ndryshme.
Andi Bushati shkruan: “Këta ndërkombëtaret kinezo- siçiliane ku e kanë reformën në drejtësi për gjithë krimet skandaloze që bënë muuuuuuuuuuuu në shembjen e teatrit?
Ndërsa Enton Abilekaj ka tjetër mendim: “Nuk e kanë fajin ambasadat dhe ambasadoret. Ata janë këtu për të mbrojtur interesat e vendeve te tyre. Nëse nuk mbrojmë dot interesat e vendit tonë, nuk kemi pse të fajesojmë të huajt”.