Dy shpërthime me lëndë plasëse në Shkodër, një në banesën e shefit të policisë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mrapa banesës së shefit të Stacionit të Policisë Theth, shtetasit me iniciale Prele Milani. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Tjetër shpërthim tritoli në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Grude e Re në banesën e shtetasit Kolë Bungaja.

Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë tritol është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.

Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpërthimit. Ndërkohë po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP