Dy shpërthime tritoli në Fushë Krujë

Dy shpërthime gjatë natës me tritol rikthejnë panik në Fushë-Krujë. 
Një shtyllë tensioni e lartë rrezikoi të rrëzohej në Arameras, kurse dyqani i një fshatari në Zezë të Nikles u dëmtua.
 Shpërthimet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, sipas policisë. 
Ato ndodhen në një distancë kohore prej dy orësh dhe policia nuk ka ende një përgjegjës për to.
Policia lokale u njoftua nga banorë të zonës për shpërthimin e fuqishëm në  Arameras.

Zhurma e tij u dëgjua në një perimetër të gjerë megjithëse pasojat nuk ishin të rënda. Objekti që ishte shtylla e tensionit të lartë, pësoi disa dëmtime por nuk u rrëzua.
Pa vonuar shumë, një tjetër shpërthim ndodhi në Fushë-Krujë. Dyqani i Gëzim Metës, banor në Nikel të Krujës, u dëmtua. Nuk dihen shkaqet e këtyre ngjarjeve dhe për më tepër nuk është ndaluar ndonjë person i dyshuar. 
Shpërthimet në  Fushë- Krujë u ndalën gjatë kohëve të fundit pas ngjarjeve në seri gjatë dy viteve, por janë rikthyer sërish.

SHKARKO APP