Dy shqiptarë bien në pranga, polica i ndjek dhe u zbulon furgonin plotë me drogë

Dy qytetarë shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën duke transportuar në një furgon 190 kilogram marihuanë.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur që të shtunë, por sot është bërë publike.

Policia kishte rënë në gjurmët e  trafikantëve dhe i ndoqi për disa herë, derisa ata hynë në një shtëpi private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoferi i automjetit të C.J, 26 vjeç, kur u ndalua shfaqi shenja nervozimi që shtuan dyshimet e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata u bë gjithnjë e më e qartë kur nga hapja dyerve nisi një erë e fortë e marihuanës.

Në fund policia arrestoi dhe një 28-vjeçar shqiptar dhe zbuloi  45 qese plastike që përmbanin marihuanë me peshë 188 kg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?