Dy shqiptarët e kapur me 81 kg kokainë presin dënimin

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për akuzën e trafikut të drogës

Ata janë shpallur fajtor të premten e 28 shtatorit nga gjykata e Southwark Crown në Britani.

Haxhi Shehu, 34 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç me banim në Newlands Street, akuzohen për posedim të 81 kg kokainë

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 13 mars ata u ndaluan pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 79 kg kokainë të vendosura në 4 çanta të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër çantë dhe një sasi e madhe parashë kesh u gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Droga nëse do të hidhej  në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë paund.

“Ishte një operacion i shpejtë falë të cilit policia arriti të heqë nga tregu një sasi të madhe kokaine” u shpreh Liam Hurley, një dedektiv policie.

Seanca për shpalljen e dënimit do të jetë një ditë tjetër, shkruan met.police.uk.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?