Dy shqiptarët kapen pak para kthimit për në atdhe, çfarë kishte zbuluar policia për ta
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, teksa ishin gati për t’u rikthyer në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë 26 dhe 27 vjeç, të akuzuar për një seri vjedhjesh në apartamente në zonën e Alto Adige.
Ata ishin identifikuar më parë dhe policia i bllokoi teksa po bëheshin gati për udhëtimin e kthimit në atdhe.
Ata, çdo dite niseshin nga Verona për të arritur në Alto Adige, ku në mënyrë sistematike bënin vjedhje nëpër banesa të pikëtuara që më parë, duke hyrë përmes ballkoneve, apo duke shfrytëzuar edhe dritare të hapura të banesave.
Policia bën me dije se janë dokumentuar gjithsej 19 vjedhje të kryera dhe 14 vjedhje të tentuara në zonat Bolzano, Laives, Bronzolo, Ora, Caldaro, Appiano, Lana dhe Merano.
Gjatë kontrollit, të kryer së bashku me karabinierët e Veronës, janë sekuestruar dhjetëra objekte – orë, bizhuteri, rroba, tableta, mjete qe i perdornin per grabitjet dhe mijëra euro.