Dy studentë nga Tirana në pranga, shfrytëzonin një 15-vjeçare për prostitucion

 

Dy tutorë që çuditërisht ishin edhe studentë, u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Durrës.

Të  dy studentët ishin nga Tirana dhe u prangosën nën akuzë për shfrytëzim prostitucioni të një 15- vjeçareje, e cila më pas i denoncoi në polici.

Hetimi për zbulimin e këtij rasti zgjati një muaj. Sipas policisë, të arrestuarit janë: 21-vjeçarja Abiela Tafa dhe Dritan Mici.  E mitura ka treguar se është shfrytëzuar nga çifti i studentëve në disa hotele të Tiranes dhe Durrësit  kundrejt pagesës prej 10 mijë lekësh të reja ose 50 eurove.

Tronditës është po ashtu fakti tjetër se u desh denoncimi i minorenes për rolin që kishin këta dy studentë, pasi siç tregohet në oborrin akademik ka vend edhe për të tillë studentë që duket se nuk kanë pasur asnjëherë probleme për të paguar tarifat dhe për të vijuar normalisht studimet.         

SHKARKO APP