Dy të arrestuar në Lezhë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim. Policia thotë se “bëhet fjalë për shtetasin G.K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. I arrestuari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Personi tjetër i arrestuar është 48-vjeçari B.T, “për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike,duke e goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?