Dy të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen

Placeholder Image

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, është arrestuar një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar dhe një 36 vjeçar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Konkretisht u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?