Dy të arrestuar për dhunë në familje. Ligji i ri: Mbrojtje për të dashurat

Dhuna në familje vijon të jetë plagë e shoqërisë shqiptare. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje. Në Lushnje u arrestua Erjon Haxhiu, 42-vjeç, i dënuar me 1 vit burg. “Ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal”,-sqaron policia.

Në Dibër u arrestua në flagrancë Durim Kica, 41-vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij M.V, dhe vajzës së tij të mitur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Pas rasteve të vrasjeve të vajzave nga ish-të dashurit, ka shtyrë Qeverinë të ndërhyjë me një projektligj që aktualisht po shqyrtohet në komisionet e Kuvendit. Risitë janë të ndryshme, por ajo që bie në sy është se drafti shkon përtej institucionit të martesës dhe parashikon si rastet e bashkëjetesës, ashtu edhe ato të marrëdhënieve apo lidhjes afektive në çift. Thënë ndryshe, një vajzë mund të gjejë mbrojtje edhe nëse personi që e dhunon ka thjeshtë statusin e të dashurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Urdhrit të Mbrojtjes shtohet edhe Urdhri Paraprak i Mbrojtjes së Menjëhershme. Sipas hartuesve të draftit, është vënë re se 24 apo 48 orët e para nga momenti kur një grua paraqitej në polici për të kërkuar mbrojtjen e shtetit e deri te lëshimi nga gjykata i këtij urdhri, ishte harku kohor brenda të cilit regjistroheshin edhe ngjarjet më të rënda. Ndryshimet ligjore propozojnë që një grua të përfitojë menjëherë nga Urdhri Paraprak i Mbrojtjes, duke nisur nga momenti që e kërkon atë pranë autoriteteve të rendit, deri kur gjykata do ta konfirmojë atë apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?