Dy të infektuar me koronavirus në Roskovec, Bashkia: Të gjithë banorët e fshatit të vetëkarantinohen!

Fill pasi një çift rezultoi pozitiv me koronavirus, Bashkia e Roskovecit u bën thirrje urgjente banorëve të fshatit Mbërs të vetëkarantinohen.

Nisur nga çfarë shkruhet në njoftimin e bashkisë, ata kishin pasur histori udhëtimni me Italinë, ndërsa pas kthimit kanë pasur kontakte të ngushta në fshat.

???Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.
Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.
???Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:
�qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
❗❗Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.
Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.
Zoti qoftë me ne ! ?
#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu

SHKARKO APP