Dy të mbytur në Berat dhe një në Skrapar, ende nuk është gjetur trupi i një adoleshenti m

Polumbarë të RENEA-s kanë mbërritur në Berat për të kërkuar trupin e të mbyturit të dytë në lumin Osum, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme. Familjarët kërkuan ndihmën e  shtetit, dhe u shprehën gati  të kërkonin vetë trupin e djalit të tyre. shtetasi me iniciale R.B, 17 vjeç ishte duke u larë bashkë me një shokun e tij 15 vjeç, L.D,  te vendi i quajtur “Pllakat” kur rrjedha e lumit i mori para. Trupi i adoleshenti tjetër 15 vjeçar u gjet vetëm pak kohë pasi ishte mbytur, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 17 vjeçarit.  

Një 32 vjeçar është mbytur në Skrapar dhe sipas policisë lokale 32 vjeçari Daniel Shahinaj pësoi atak kardiak sapo hyri në lumë. Trupi i pajetë i tij është nxjerre nga lumi në fshatin Potom rreth orëve të paradites.

SHKARKO APP