Dy të rinjtë u gjetën të vrarë në parcelën me 29 bimë kanabis
Një nga ngjarjet më të bujshme është zhdukja e tre të rinjëve në Malësinë e Madhe. Kushërinjtë u denoncuan të zhdukur para 6-të ditëve dhe pas kërkime intesive, të enjten u gjetën fatkeqësisht trupat e pajetë të dy prej tyre. Policia ka gjetur trupat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Renc, ndërkohë që gjurmët e fundit të tyre kanë qenë në fshatin Vrith. Ata ishin vrarë dhe groposur pranë parcelave me kanabis.
Policia deklaron sot se dy kushërinjtë Vilson Çutaj, 37-vjeç dhe Klement Pepaj, 21-vjeç janë gjetur të vrarë pranë një parcele ku ishin kultivuar 29 bimë kanabis. Në njoftimin e policisë të shpërdarë sot policia informon se ku u gjetën trupat e pajetë të dy të rinjve të cilët ishin vrarë me armë zjarri.
“Pas kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37-vjeç dhe Klement Pepaj, 21-vjeç. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis” thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Policia ka arrestuar babain e Danjel Pepës, i riu i tretë i cili rezulton i zhdukur prej datës 3 tetor 2020, kur dhe u zhdukën edhe Vilsoni dhe Klementi. “Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes”,-informon policia e Shkodrës.