20 të shoqëruar nga policia për atentatin në Durrës
Policia vazhdon kërkimet për të arrestuar personat përgjegjës për atentatin në mbasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Hetuesit kanë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen apo që mund të japin informacion të dobishëm në lidhje me hetimet.
Të shoqëruarit janë dëshmitarë që u ndodhën në vendin e ngjarjes, por edhe persona me precedent penalë. Disa prej tyre janë liruar, ndërsa të tjerë vijojnë të merren në pyetje, por nuk është ngritur asnjë akuzë.
Ndërkohë që sot në mbrëmje, prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini mori në pyetje kolegun e tij, Ndoja, në lidhje me ngjarjen.