Dy të vdekur në Laç, i përplas makina mbi motor

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave u shënua pak minuta më parë, në hyrje të qytetit të Laçit.  

Mësohet se nga përplasja e një makine me një motoçikletë, mbi të cilën ndodheshin dy persona, këta të fundit kanë humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Anton Gjinaj dhe Xhevahir Abedini, të moshës 40-vjeç, te cilët udhëtonin me motoçikletë. Mësohet se dy viktimat ishin nga Laçi, por me banim në Patok. Nga hetimet policia pret të zbardhë edhe rrethanat e aksidentit fatal.

SHKARKO APP