Dy të vdekur nga aksidentet

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur në Elbasan dhe Kavajë pasditen e së hënës. Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K, 47-vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60-vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Ndërkohë, rreth orës 17:40, në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G.L, 52-vjeç. Si pasojë e përplasjes, çiklisti G.L, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?