Dy të vetëvrarë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria nis hetimet

2 pacientë të infektuar me COVID u vetëvranë brenda pak ditëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për këtë Prokuroria është vënë në lëvizje. Raportohet se grupi hetimor ka nisur hetimet ku në fokus janë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre. Mësohet se Prokuroria ka caktuar dy prokuror për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Nëse ka vepër penale, përgjegjësit do të vihen para ligjit.

Prokuroria është duke hetuar rastet për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.

Një ditë më parë u publikua telefonata e pacientit me fqinjin e tij ku ankohej për ato që kishte parë në spital.

Gjithashtu, u zbardh biseda që viktima ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.BW

SHKARKO APP