Dy të vrarë brenda poliklinikës në Patosit

Patosi eshte tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku dy të rinj kanë mbetur të vrarë pas një sherri me armë zjarri. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit të Patosit pak minuta më parë.

Autori i ngjarjes pasi ka debatuar me dy personat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ka hapur zjarr ndaj tyre. Per pasoje nje prej te reinjve ka humbur jeten ne vend, ndersa tjetri pak minuta me vone ne spital. Pak pas krimit ai është arrestuar nga policia.

Kjo e fundit ka rregulluar zonën, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Njoftimi i Policisë: “Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur. Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

SHKARKO APP