Dy trafikantë shqiptarë në pranga me heroinë të pastër, vlera 1 mln euro

 

Dy trafikantë shqiptarë, 23 e 26 vjeç ranë sot në prangat e Policisë së Rimimit, si dhe u është sekuestruar 1.6 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër me një vlerë tregu mbi 1 milionë euro.

Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në banesën e dy shqiptarëve. Lënda narkotike, sipas policisë,  ishte fshehur në mobiljen e mbajtëses së këpucëve.

Dy shqiptarët e arrestuar ishin furnizuesit kryesorë të përdoruesve të drogës në këtë territor.

Në banesën e tyre janë sekuestruar edhe  materiale për dozimin e konfeksionimin e kokainës.

Policia italiane ka informuar se do të vazhdojnë ende hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të shqiptarëve në trafikimin e furnizimin e lëndës narkotike.

SHKARKO APP