Dy trena përplasen në Itali, 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani numërohen 17 të plagosur, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Mësohet se autoritetet kanë ndërhyrë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì, ndërsa qarkullimi në zonë është pezulluar ndërsa autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit.

Të gjithë pasagjerët janë larguar nga vendngjarja dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

SHKARKO APP