Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në zonën e Dukagjinit. Një makinë tip Nissan ka rënë në humnerë dhe dy persona, të cilët ishin turistë çekë kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Makina po udhëtonte në rrugën e Dukagjinit drejt Shkodrës, por ka rënë në afërsi të fshatit Prekal dhe sipas hetimeve të para dyshohet se është tentuar grabitja e tyre, ose ata janë grabitur dhe janë vrarë, dhe janë shtyrë më pas me makinë çka solli edhe aksidentin e rëndë tragjik.

Mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një lartësi rreth 15 metra, ndërsa dy turistët çekë që ndodheshin në automjet janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundën të mbijetonin, ndërkohë që është lajmëruar policia dhe ndodhet në vendngjarje, ku edhe nga hetimet e para dyshohet se ka pasur tentativë grabitje ndaj tyre.

Nuk është hera e parë që turistë çekë i ndjekin fatkeqësi të kësaj natyre në vendin tonë.

SHKARKO APP