Dy vëllezër shqiptarë bëjnë për spital një italian pas një sherri

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi dhunuan një 32-vjeçar, pas një sherri që patën në një “club” ku po qëndronin.

Të dy vëllezërit shqiptarë, përkatësisht 27 dhe 33 vjeç pasi u zunë në ambientet e lokalit në krahinën e Reggio Emilia u larguan duke lënë të kuptohet se gjithçka iu kthye normalitetit.

Por disa orë më vonë të dy vëllezërit prisnin që djali të dilte nga klubi dhe e sulmuan atë në rrugë duke e rrahur me shkelma dhe grushte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përleshja e dhunshme u raportua nga disa kalimtarë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 32-vjeçari u dërgua në spital, pasi kishte pësuar frakturë në kockat e hundës dhe disa nxirje në trup. Mjekët e spitalit thanë se atij do t’i duhen të paktën 25 ditë që të shërohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?