Dy vëllezër shqiptarë kapen me 130 kg kokainë, pjesë e mafias së Ndragetës

 

Policia italiane pas një operacioni të gjerë njoftoi se u arrestuan  në Veneto nëntë persona mes të cilëve dhe dy vëllezër shqiptarë.

Dy shqiptarët janë Gazmend dhe Azem Tahiraj, si dhe grupit të trafikantëve iu sekuestruan 130 kilogramë kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se sasia prej 130 kg kokainë u gjet e fshehur në kuti me fruta. Dy vëllezërit shqiptarë kanë një restorant në Venecia, “La Lanterna” dhe sipas policisë italiane anti-mafie trafikantët janë të lidhur me “Ndrangheta-n”, një grup mafioz shumë i rrezikshëm në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat italiane shkruajnë se droga vinte nga Kolumbia dhe Kosta Rika, më pas ndalej në Spanjë dhe prej andej mbërrinte në Livorno ku edhe shkarkohej në Venecia.

Për të fshehur gjurmët trafikantët hiqeshin sikur importonin fruta. Hetimet zgjatën tre vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?