Dy verëra të Mrizit të Zanave marrin medalje në Londër
Mrizi i Zanave është një pasuri që Shqipëria e ka dhe kjo falë punës së palodhur të vëllezërve Prenga. Këtë herë surpriza e tyre vjen nga verërat.
“Në vitin 2019 hapëm kantinën tonë, – bëjnë të ditur ata – sot morëm lajmin fantastik që verat tona Kallmet GêG dhe Roza morën vlerësimin medalje Argjend dhe Bronz në Decanter World AWARDS në Londër. Është hera e parë që një kantinë shqiptare merr këtë vlerësim dhe jemi shumë të lumtur që puna, netët pa gjumë, vështirësitë, sakrifica na vlerësohet”.
Kallmeti i rilindur dhe i rivlersuar prej duarve të familjes lezhiane është kthyer në një poezi në tavolinat e shqiptarëve, dy verërat me emrat origjinalë GeG dhe Roza, tashmë janë dy brilante që me siguri nuk do të mbeten vetëm.
KOHA JONË SONDAZH

