Dy viktima, del në gjyq shoferi
Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit autori i aksidentit me dy të vdekur dhe një të plagosur në Arapaj të Roskovecit, Amarildo Çalamani.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00. Dy kushërinjtë Amarildo, 29-vjeç, dhe Festim Dogani, 21-vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.
Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.
KOHA JONË SONDAZH

