Dy viktima nga aksidenti në Cërrik

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit në Cërrik.

Në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M.,drejtuesi i karrocës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë edhe gomari që tërhiqte karrocën ka ngordhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?