Dy viktima nga Thumana ende të paidentifikuara në morg
Aktualitet E Enjte, 28 Nëntor 2019 20:00
Dy persona të paidentifikuar ndodhen në murg, viktima nga tërmeti katastrofik. Burime nga morgu i Durrësit bënë me dije se personat që kanë mbërritur nga Thumana, nuk janë identifikuar nga asnjë familjar.
Të njëjtat burime sqarojnë se një prej viktimave është një vajzë, rreth 20 vjeçe, dhe një grua, rreth 50 vjeçe.
Nga tërmeti i 26 nëntorit, deri më tani janë regjistruar zyrtarisht 46 persona si dhe mbi 700 të plagosur.