Dy zjarre të njëpasnjëshme në Berat, dyshohen si të qëllimshëm

Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë mbrëmjen e sotme në Berat. Zjarri i parë është regjistruar në pyllin me pisha në fshatin Galinë dhe pak minuta më pas në zonën e kallamishteve në fshatin Moravë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër edhe pse zjarri po përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era.

Sipas Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat, nuk janë regjistruar dëme. Në fshatin Moravë u dogj një sipërfaqe prej 100 metër me kallamishte e ferra. Ndërkohë në fshatin Galinë është djegur 50 metër pyll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?