Dyfishim i çmimeve, ”Urdhri i Stomatologëve”: Vendimi ynë i bazuar në ligj

Kërkesa e ”Urdhërit të Stomatologëve” për dyfishimin për rritjen e çmimeve për shërbimet te dentisti në të gjithë vendin është pritur me kritika dhe reagiem të ashpra nga gazetarë, ekspertë ekonomie që janë shprehur kundër, bashkë me ta edhe Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, presidenti i Urdhërit të Infermierit, Nikollë Deda nuk tërhiqet nga kërkesa duke theksuar se vendimi është i bazuar në ligj. ”Më duket se këtu duan ‘karburant’ për problematikë. Ligji thotë se urdhri përcakton standarde dhe i monitoron ato. Kjo do të thotë se përcakton edhe çmimet. Ne nuk kemi asnjë çmim të rritur”, deklaroi Deda në ”A2 News”.

Urdhri i Stomatologut e ka justifikuar këtë lëvizje me synim shmangien e abuzimeve, ndërsa sipas Dedës, qeveria nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë në këtë vendim. ”Vendimi i qeverisë për ndërhyrje të profesionet e rregulluara është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ne përcaktuam vijën e kuqe për stomatologët që kanë kthyer në tregti një nga profesionet më të nderuara në mjekësi. Kjo është pjesa më e mirë e shërbimeve mjekësore në Shqipëri. Niveli i stomatologëve është më i lartë se i Parlamentit”, përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?