Dyfishimi i gjobave për bizneset, Jaka: E papranueshme
Bizneset janë kundër ndryshimeve fiskale të propozuara nga Ministria e Financave për dyfishimin e gjobave ndaj bizneseve që konstatohen të paregjistruar, që nuk lëshojnë kupon tatimor apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimore. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka ndryshimet në ligje të ndryshme janë një paketë fiskale e pa konsultuar.
”Ne kemi propozuar që gjobat të jenë minimale dhe të ekzekutueshme dhe mos bëhen subjektive apo të rënda për biznesin. Sa më e vogël të jetë gjoba aq më shumë ndërgjegjësohen njerzit dhe sa më shumë të ekzekutueshme të jenë ato aq më shumë ndërgjegjësohen që nuk duhet të bëjnë shkelje ligjore”.
Kreu i Dhomës së Tregtisë po ashtu ka komentuar edhe nismën ligjore të Ministrisë së Financave atë të fiskalizimit duke e cilësuar si pozitive por që nëse vendi nuk mbulohet me internet mund të rezultojë e pasuksesshme. Fiskalizimi është projektligji që synon monitorimin në kohë reale të të gjithë shitjeve dhe blerjeve që kryhen nga biznesi.
KOHA JONË SONDAZH

