Dyfishimi i testimeve, Tritan Shehu: Jemi ende larg numrit minimal që kërkon gjendja epidemiologjike
Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka komentuar dyfishimin e testimeve në 24 orët e fundit nga autoritetet e shëndetësisë.
Shehu thotë se testimet kanë kapërcyer si me urdhër vetëm 24 orë pasi PD e ngriti si shqetësim, por përsëri për ish- ministrin, Shqipëria është larg numrit minimal të testimeve publike.
STATUSI NGA TRITAN SHEHU
Testimet “kercejne” si me urdher!?
Dje raportohet per 932 teste PCR ne vend nga te cilet 155 pozitive, pra me nje pozitivitet reth 18 %!!!!!
Kjo ndodhi vetem 12 ore mbasi ne ngritem problemin e vetem 501 testeve te henen, shifer kjo e konstatuar me pak variacione ne vazhdim prej javesh e me nje pozitivitet shume te larte qe gjithmone ka variuar 22-24%, gje qe na detyroi te shprehemi se keshtu nuk kemi te bejme me testim te vertete e konkluzione reale prej tij.
Cuditerisht menjehere ritet numri i testeve e ulet ndjeshem perqindja e pozitivitetit te tyre.
Mua me vjen mire qe Ministria reagoi kaq shpejt “pozitivisht”, por nuk mund te mos pyes:
—Kur e kishit kaq te lehte te shtonit testet me reth 45% pse nuk e bete me pare, por menjehere mbas kritikes?
—Si e shpjegoni renien e pozitivitetit ne 24 ore prej 24% ne 18%, cfare ndryshoi ne metodiken tuaj pervec rritjes se numrit te testeve?
Mos valle keni llogaritur edhe testet e bera tek jo publiku pa indikacione mjekesore por administrative, sic i cilesoni ju!’
Ne fakt e gjithe kjo me duket shume artificiale e me kujton ate “kurbe” te cuditeshme te muajve shkurt-maj, qe ndryshonte me disa here nga dita ne dite sikur dikush e “levizte me nje cels poshte tavolines”.
Sidoqofte jeni akoma larg numrit minimal te testimeve publike prej 2500 ne dite, qe kerkon gjendja jone epidemiologjike, mos haroni as serologjiket!