Dyfishohet prodhimi nga energjia e rinovueshme, familjarët rritën konsumin

Vendi ynë ka nisur të përshpejtojë hapat drejt burimeve të gjelbra, e konfirmuar kjo nga shifrat e INSTAT. Për tremujorin e parë të vitit, impiantet fotovoltaike dhe të tjerë prodhues të rinj, rritën me 2.5 herë sasinë e energjisë në dispozicion.

Sasia e energjisë elektrike të prodhuar përgjatë këtij tremujori përllogaritet në rreth 2.23 milionë mWh energji duke shënuar rënie me 9.8% në raport me një vit më parë, kjo si pasojë e thatësirës me të cilën është përballur vendi.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike, në masën 45,8%, dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, në masën 46,3%. Konsumi u rrit me 4,4%, duke arritur vlerën 1.791 gWh nga 1.716 gWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike kanë ndikuar konsumatorët familjarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?