Dylgjeri: Elbasani e vesh me flamur, ndërsa Tirana e vesh Kullën e Sahatit me beton

Gazetari Ylli Dylgjeri denoncon qasjen e pushtetit lokal ndaj simboleve historike të qytetit, ndërsa sjell në vëmendje betonizimin e kryeqytetit nga Bashkia e Tiranës.

Duke marrë shkas nga respektimi i festave kombëtare të nëntorit, Dylgjeri ironizon duke thënë se në një kohë që në Elbasan bashkia ka vendosur të mbulojë Kullën e Sahatit me flamurin kombëtar, në Tiranë, Kulla e Sahatit tashmë është veshur me beton.

“Ja ndryshimi:

Elbasani e vesh Kullën e Sahatit me flamur,

Tirana e vesh Kullën e Sahatit me beton!!!”, shprehet gazetari Ylli Dylgjeri teksa komentin e tij e shoqëron dhe me pamje nga dy kullat e qyteteve.

Ja ndryshimi:
Elbasani e vesh Kullën e Sahatit me flamur,
Tirana e vesh Kullën e Sahatit me beton!!!

Pubblicato da Ylli Dylgjeri su Mercoledì 25 novembre 2020

SHKARKO APP