Dyndje në markete, qytetarët furnizohen me ushqime për 2 javë

Pavarësisht se ende nuk ka vendim për të mbyllur dyqanet që tregtojnë ushqime, qytetarët kanë shtuar radhët në markete për tu furnizuar.

Gratë më së shumti janë ato që shfaqen në dyert e dyqaneve e marketeve që në orët e para të mëngjesit, për të patur çdo gjë të nevojshme në shtëpi, në rast të ndonjë mase më drastike nga qeveria.

“Kemi marrë ushqime për 2 javë”. “Kemi blerë për një muaj”. Ndërsa vendi u fut në hartën e zonave të kuqe të prekura nga koronavirusi, u tentua të abuzohej me çmimet, por nga një vëzhgim në kryeqytet çmimet e ushqimeve nuk rezultojnë të rritura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raftet e marketeve gjatë këtyre 4 ditëve u boshatisën disa herë, por tregtarët sigurojnë se furnizimi do të jetë i përditshëm dhe nuk do të mungojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?