Dyndje përpara bankave, qytetarët në radhë për të hapur llogari për të marrë “pagën e luftës”
Këtë mëngjes, kjo ishte panorama në disa prej bankave në kryeqytet. Ata që presin janë të vetëpunësuar apo punonjës të bizneseve të vogla, që do të marrin pagën nga shteti si kompensim, ndaj ju duhet një llogari bankare nëse deri tani e kanë në dorë rrogën e tyre.
“Unë kam ardhur që në orën 06:00 dhe jan i 30-ti në radhë”, thotë një qytetar.
Nga kompensimi përfitojnë vetëm ato biznese të cilat janë detyruar nga shteti të mbyllen si masë për të mos përhapur Covid 19.
/abcnews.al