Dyrnjaja: Albini ju imponua të gjithëve me votë, ky është defekt në Shqipëri

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora komentoi zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Vetëvendosjes, me në krye Albin Kurtin.

Dyrnjaja tha se Albini ju imponua të gjithëve me votë, ndërsa ne në Shqipëri këtë e kemi defekt.

Dyrnjaja: Albin Kurti vjen jo rastësisht. Pavarësisht se nuk e preferoj politikisht Albinin për atë çka ai përfaqëson, sepse mendoj se është një majtist i thekur, gati gati komunist në atë bindjen e vet dhe shpalosjen populiste që ka. Por gjithsesi po e gjykojmë politikisht për atë çka ka ndërtuar. Ai vjen nga një aksion politik, e ndërtoi vetë figurën dhe lëvizjen e vet politike, dhe më pas forcën e vet politike. Ishte në aksion politik dhe fizik. E ndërtoi të gjithë rrugëtimin e vet vetë dhe në fund fare ja doli. Triumfi ja vlen dhe të thuash që ky rast që nuk gjykohet. 

Ky është nga ata politikanë që vlen të merret si shembull se si duhet të vish në politikë, me kontribute në karakter, zë, gjendje politike. Ai u bë faktor, u faktorizua, deshën apo nuk deshën ndërkombëtarët ai u imponua, janë të detyruar të gjithë ta pranojnë. Sepse kur vjen nga vota e brendshme politike, pra kur të nxjerr gravitetri politik që ti krijon, do të thotë se ke një rëndësi publike dhe politike. Me mënyrën e vet ai ia arriti. Unë besoj se e ka unikale atë për Kosovën, sepse është një nga liderët më të spikatur.

Ky është defekti që ne kemi në Shqipëri. Ne nuk e krijojmë këto këtë sepse vijmë nga procese false politike. Ne nuk kemi zgjedhje dhe konkurrencë partiake. Ne nuk kemi debat të brendshëm politik.

SHKARKO APP