Dyrnjaja “i merr emisionin” dhe e pyet Zhejin pse dha Franca 100 milion euro. Zheji rreshton 6 arsyet
Gjatë emisionit “360 Gradë”, gazetari Denis Dyrnjaja i drejtoi një pyetje drejtuesit të emisionit Artur Zheji. Dyrnjaja kërkoi nga Zheji të rendiste disa nga arsyet pse Franca ishte një nga donatoret më të mëdha në konferencën për rindërtimin. Sipas Artur Zhejit, janë 6 arsye kryesore pse Franca e bëri këtë.
Denis Dyrnjaja: Do i përgjigjesh pyetjes, ky 100 milionshi i Francës, se kjo ishte befasia këtu. Pse i dha kaq para?
Artur Zheji: 1) Vend frankofon, 2) “Anëtari i Legjionit të Nderit” Edi Rama, 3) Miqësi personale Macron-Rama, 4) Refuzimi për anëtarësim, larje borxhi, 5) Afeksion personal, 6) Notredam!